Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit. Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 9:00 për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit. .
Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit