ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, tha se banorët e prekur nga tërmeti janë nxjerrë nga hotelet.
Ai shtoi se në Turqi, edhe pse tërmeti ishte më i madh, kishte më pak viktime, sepse, sipas Balliu, këtu ekziston një mafie e ndërtimit.
Klevis Balliu: Banorët janë nxjerrë nga hotelet, u kanë hequr edhe bonuset e qirave. Tani kanë dalë dhe thonë se do tu japim lekë në dorë. Kryeministri thotë edhe absurditeti që ai që ka një shtëpi të dytë nuk e ka problem. Kjo qeveri i shërben vetëm interesit të vet.
Janë për tu menduar rasti i Thumanës dhe ai i kavaleshencës. Nëse e ka shpallur godinën të pabanueshme, ndërsa ti i fut në ndërtesë. Në Turqi ishte tërmet më i rëndë, por kishte më pak viktima. Pse? Sepse këtu ekziston mafia e ndërtimit. Rama thotë se po bëhen arrestime, por ndërkohë dje dolën nga burgu 8 persona. Kjo tregon se këto akuza janë propagandeske. Kjo është qeveria e shkatërrimit, jo e ndërtimit.
Balliu shtoi se të prekurve nga tërmeti po u thonë që të aplikojnë online për shtëpitë, por të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Balliu tha se kjo është një qeveri pa letra.
Klevis Balliu: Kemi dy muaj që thotë kryeministri që shkoni te zyrat shtetërore, por pastaj thotë që tani kjo e gjitha është e kotë, hajdeni online. Të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Një shtet serioz kanë institucionet e veta ku ti shkon. Kjo është një qeveri që funksionin me letra pa dokumente, por vetëm me urdhrat e padronit Edi Rama. Arsye pse humbën aq shumë jetë njerëzish është për shkak të korrupsioni.
Balliu nuk la pa prekur edhe çështjen e dosjes së famshme 184, e cila është rikthyer nga SPAK në Dibër tashmë. Sipas Balliut SPAK-u duhet ta rishikojë këtë vendim.
Klevis Balliu: SPAK-u nuk e ka nisur punën mirë, dosja 184 u nis drejt Dibrës, pa e lexuar, prokuroria e Dibrës nuk ka tagër të hetojë Edi Ramin. Ne e kemi denoncuar qysh në fillim. Një prokuror që ka qenë në shërbim të regjimit të Enver Hoxhës, vihet në krye të SPAK. SPAK duhet të rishikojë vendimet më me seriozitet.