Shqiperia te implementoje urgjentisht nje skenar adeguat per Virusin “kinez”!
Deklarimi mbreme i “Emergjences Globale” nga OBSh dhe identifikimi i dy rasteve te prekura ne Rome, imponojne implementimin e nje skenari te qarte, aktiv, real menjhere ne vendin tone jo thjesht me disa masa kontrolli ne kufi e deklarime propagandistike, por ne te gjithe territorin, edhe qe te jete ne gjendje te perballoje nje epidemi, te minimizoje e me tej te luftoje komplikacionet e saj ne qender e periferi.
Uroj qe virusi mos te arrije te “hyje” tek ne, por tashti qe rreziku eshte real, duke qene koshient i gjendjes tejet te rende te sistemit tone shendetesor ne drejtim te financimit, numrit te mjekeve e specialisteve, mungeses se thelle teknologjike, numrit te shtreterve, boshlleqeve thelbesore qe ekzistojne vecanerisht ne periferi, kerkohet menjehere nje mobilizim total dhe te atyre pak mundesive qe disponojme, transparent, gjithe perfshires, profesional dhe larg cfaqjeve teatrale e propagandistike.
Po keshtu kerkohet bashkerendimi e mbeshtetja qe ne kete faze me vendet partnere, jo vetem OBSh, ne radhe te pare me Italine e strukturat e saj.
Kjo eshte pergjegjesia prioritare e institucioneve shendetesore e me tej, por kerkon perfshirjen e te gjithe atyre qe mund te ndihmojne, publike a private, personelit shendetesor aktiv apo jo, qe asnjehere nuk ka munguar, mobilizim i gjere resursesh, sepse dhe masat duhet te jene komplekse, ne te gjitha nivelet e hapesiren e sistemit tone shendetesor, duke parashikuar skenaret me te keqinj.
Une gjykoj se Presidenti i Republikes duhet te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare ne nje format te zgjeruar e te pershtatshem