Parlamenti Evropian (PE) ka njoftuar se deputeti racist grek Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin e Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme, është “paralajmëruar” nga kreu i PE-së.
Greqia dënon provokimin e deputetit të saj në PE kundër Turqisë
“Kryetari i sesionit, qartë theksoi se sjelljet e personit në fjalë janë të papranueshme dhe kundër rregullave”, tha zëvendës zëdhënësja e PE-së, Delphine Colard, në pyetjen e AA-së, nëse vallë do të ndërmerret ndonjë veprim pas këtij akti të Lagos.
Lidhur me pyetjen se “Në këtë kuadër qartë mund të shihet se deputeti ka shkelur rregullat e sesionit të PE-së… a do të niset një proces penal?”, Colard tha se do të njoftojë në rast se do të ketë ndonjë zhvillim në lidhje me rastin.
Deputeti i PE-së me dosje kriminale
Deputeti racist grek në PE, Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, bëri një provokim të madh duke grisur flamurin e Turqisë. Ndaj Lagos i lindur në vitin 1972 në Greqi është duke u zhvilluar një hetim në akuzat për “themelimin, drejtimin e një organizate kriminale, si dhe anëtarësim në organizatë”.
Lagos mes viteve 2012-2019 nga partia neo-naziste greke “Agimi i Artë” ishte zgjedhur si deputet i PE-së ndërsa pasi dha dorëheqje nga kjo parti u bë kryetari i partisë “E. La. Syn” (Ndërgjegjja Popullore Kombëtare) të cilën e themeloi vet ai.
Fashisti Lagos në PE është deputet i pavarur ndërsa më parë në Greqi ishte arrestuar dy herë për shkak të aktiviteteve të tij kur ishte anëtar i “Agimit të Artë”.
Ai është dënuar me 8 muaj burg në vitin 2019 për arsye se ka kryer një krim në vitin 2013.