Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh të një qytetari i cili denoncon administratën e bashkisë Rrogozhinë për dublim të kryepleqeve të fshatit. Sipas denoncuesit kjo është një menyrë e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare.
Ja postimi i plotë:
Degjoni si pregatit vjedhjen e zgjedhjeve Edvin Kristaq Mafia! Urdheron dublimin e kryepleqve!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor!
Bëmat e uzurpuesve të bashkisë Rrogozhinë nuk kanë të sosur. Nuk u mjaftoi fryrja e administratës e as të punësuarit nga rrethe të tjera por tani po aplikojnë mënyrën e vjedhjes së taksave të qytetarëve të padëgjuar ndonjehëre më parë.
Menyra e tyre për të siguruar sa më shumë vota me urdhër nga lartë fare është dublimi i kryepleqve të fshatit. Sot fshatra të bashkisë Rrogozhinë kanë nga dy kryepleq. Presim shpikjet e rradhës sepse frika qe po i vjen fundi ka bere qe të shpalosin gjithë talentin e tyre në shpikje vendesh pune.