Pas ‘shuplakave’ për Ramën/ Delegacioni i lartë i KiE zbarkon për zgjedhjet

Premte, 31 Janar 2020 12:31

Këshilli i Europës, organizata lider në kontinent për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, arriti të zmbrapsë deri diku një nismë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll median. KiE e dërgoi në Komisionin e Venecias atë që njihet si ‘paketa antishpifje’ e Edi Ramës.

Disa muaj më parë, KiE i tha një tjetër ‘shuplakë’ Edi Ramës, kur anuloi pjesëmarrjen në vëzhgimin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës thanë se nuk do dërgojnë delegacion vëzhgues në Shqipëri. Goditja e fortë merrte kuptim pasi vlerësimi politik i zgjedhjeve lokale bëhet pikërisht prej tyre. Në vend ngeli misioni i ODIHR, që bëri vlerësimin e zgjedhjeve, duke i quajtur në çdo pikë skandaloze.

Pikërisht për këtë çështje, në fillim të shkurtit pritet qënë Tiranë të zbarkojë një delegacion i nivelit të lartë të KiE. Në qendër të diskutimeve do jenë zhvillimet pas ’30 qershorit’. Dihet tashmë se standardet e këtyre votimeve ishin skandaloze, pavarësisht se nuk kishte garë. Ndërkohë prej asaj kohe, një numër në rritje kryebashkiakësh të zgjedhur nga Edi Rama, kanë rezultuar si të lidhur me krimin.

NJOFTIMI

Një delegacion i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Evropës do të bëjë një vizitë të nivelit të lartë në Tiranë nga 4 më 6 shkurt. Në qendër të vizitës do të jetë situata e demokracisë në vend dhe veçanërisht zhvillimet që nga zgjedhjet e fundit lokale, mbajtur në qershor 2019.

Delegacioni do të përbëhet nga Presidenti i Kongresit, Anders Knape (Suedi, EPP/CCE), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn Marit Helgesen (Norvegji, EPP/CCE), Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier Cadoret (Francë, SOC/G/PD) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit, Andreas Kiefer.

Programi përfshin takime me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Zëvendësministren e Brendshme Romina Kuko, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i Delegacionit Shqiptar në Kongres, Erion VELIAJ, dhe me Kryetarin e KQZ, Klement Zguri.

Veç këtyre, janë planifikuar takime edhe me një përfaqësues të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialist, Edi Rama, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Delegacioni do të shkëmbejë pikëpamje me përfaqësues nga Shkodra, me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe kryetaren e Këshillit Rajonal të Shkodrës,  Greta Bardeli. Programi do të plotësohet nga takimet me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, OJQ ndërkombëtare e vendase dhe shoqata të vetëqeverisjes territoriale, si dhe me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...