Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët, në mbarë vendin.
Së fundi, Basha publikon një foto në “Facebook”, ku shfaqet me një grua të moshuar, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen.
Përtej fotos, ku që të dy shfaqen me qese me perime në duar, Basha shkruan se si kjo pensioniste ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri, që kujdesen mes sakrificave për familjarët.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha.