Festa e “Hysenbelliu Group”, Hysenbelliu zbulon projektet ambicioze për vitin 2020: Do investohen 1 mln euro në teknologji

Saturday, 01 February 2020 17:17

Muzikë dhe hare deri në agim… Mbrëmja ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, ngjyrash e dritash në një nga klubet më të njohura të Tiranës ‘Folie Terrace’ ku u festua për sukseset dhe arritjet e ‘Hysenbelliu Group’.

Sigurisht gjithë familja e madhe e ‘Hysenbelliu Group’ të mbledhur bashkë, nuk mund të mos e shndërronin festën në spektakël të vërtetë, ku kufijtë u shkrinë.

Projektet për vitin 2020 janë ambicioze, zoti Hysenbelliu foli për investimet dhe transformimet teknologjike që pritet të ndodhin në grupin e tij mediatik veçanërisht, në televizionin News24. Presidenti Hysenbelliu njoftoi se objektivi këtë vit është investimi rreth 1 milionë euro në teknologji për ndërtimin e studios së re dhe më bashkëkohore të lajmeve në Ballkan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ne televizion investimet garantojnë vazhdimin e traditës,  por edhe përshtatjen me trendin dhe zhvillimet e teknologjisë, për ta bërë News24 të qëndrojë fuqishëm në realitetin e së ardhmes.

 

Zoti Hysenbelliu u kujdes të falenderojë secilin nga stafet e kompanive të tij, duke filluar që nga industria e pijeve, e ndërtimit, edukimit, hoteleri – turizëm, media e shkruar dhe ajo elektronike. Më konkretisht ai vlerwsoi stafet për punën e bërë te Birra “Korça”, Ujin “Fab”, kompaninë “Erjoni ndërtim”, Universitetin “Luarasi”, Prestige Resort, Prestige Hotel dhe Prestige Restorant, News 24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio Rash, Gazeta Panorama, Panorama Sport, Revistën Psikologjia, ekipin e minifutbollit Prestige MFC dhe MNIFACTOR Factoring Company. Gjatë mbrëmjes ndodhi një surprizë e bukur…

Zoti Irfan Hysenbelliu zbuloi se grupit “Hysenbelliu” iu shtua një tjetër investim i ri. Birra Tirana, tashmë lider në treg.

“Birra “Tirana” është një birrë historike. Birra “Tirana”  është birra më e rëndësishme e vendit. Duhet të udhëheqi në treg, të jetë një nga birrat më dinjitoze. Më pyetën po si do bësh ke dy birra? U thashë është e zgjidhur. Kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Kështu që do t’i shof si dy fëmijët e mi.”

Pas këtij lajmi, festa vijoi deri në agim. Muzikë, këngë valle e argëtim të gjithë se bashku si një familje e madhe.

Për t’u bërë pjesë e gru
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...