Kryetari i Demokristianëve shqiptarë, njëherazi ish deputet i opozitës, Nard Ndoka ka bërë në rrjetet sociale një postim shumë interesant dhe që do të komentohet jo pak.
Kohët e fundit, lideri i opozitës Lulzim Basha është përballur jo pak herë me pyetje të tipit: "A do të jepni dorëheqjen nëse humbni në zgjedhje".
Por kësaj pyetjeje i përgjigjet qartë dhe prerazi kreu i PDK-së
Sipas Ndokës, nëse kjo ndodh, jo vetëm Basha, por të gjithë kryetarët e partive opozitare do të bëjnë të njëjtën gjë.
"Pyetja me koti, që po qarkullon këto ditë: “A’do ikë Basha, nëse humbet?! Jo vetëm Basha, por të gjithë kryetarët e partive opozitare!", shkruan Ndoka në postimin e tij duke mbyllur një herë e mirë të gjitha aludimet e mundshme.