Kryeministri Rama u kthye sot në Durrës, ku u përball me ankesat e tyre në lidhje me keqmenaxhimin e situatës së posttërmetit të 25 nëntorit.
Edhe këtë herë Rama u kujdes që të injoronte shqetësimet e banorëve, duke u kujtuar se në Itali ka 15 vite që rrinë në kabina, ashtu sikundër bëri dy javë më parë kur u tha që në Ukrainë ishte më keq….
Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat brenda. Po na vidhen apartamentet. Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.
Rama: Një sekondë.
Qytetarja: Nuk kemi askënd që ruan objektin.
Rama: Një sekondë. E para mos fol pa lidhje.
Qytetarja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.
Qytetarja: Ne flasim për personale.
Rama: Në rregull, por mos thuaj nuk ka filluar asgjë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.