Avokati i Edmond Begos, të akuzuar nga Partia Demokratike se ka marrë mbi 14 milionë euro tendera publikë, ka reaguar duke i cilësuar akuzat “flluskë sapuni”.
Në një lidhje telefonike për “News24”, avokati Ardian Leka paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke thënë se Prokuroria i ka verifikuar të gjitha pasuritë dhe aktivitetin e Begos dhe nuk ka zbuluar asgjë, nga ato që thotë PD.
Më tej, ai i bëri thirrje ish-deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili denoncoi sot Begon, që të “merret me njerëzit e tij të dënuar në Gjermani”, pa dhënë më shumë detaje.
PD ka akuzuar klientin tuaj si trafikant, që ka marrë nga qeveria tendera … a keni një koment?
E dëgjova deklaratën e PD mbi ligjin anti-KÇK, ata kanë mungesë vizioni. Nëse për PD është shqetësim veprimtaria e Begos, mund të shkojnë në Prokurori dhe të marrin përgjigje.
Është verifikuar pasuria dhe aktiviteti i Begos, tre herë, pas akuzave të PD. Si duket PD dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë me çfarë të merren dhe godasin Begon. Në asnjë rast, Edmond Bego dhe shoqëria që ai përfaqëson nuk ka asnjë tender të marrë nga ana e bizneseve, akuzat janë flluskë sapuni, verifikimet janë bërë nga Prokuroria dhe nuk ka rezultuar asgjë. Alibeaj duhet të ketë parasysh dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Gjermani dhe që i ka njerëz të vetët, meqë ka merak ligjin anti-KÇK. Ai po sulmon tjerët për të mbrojtur njerëzit e vetë. Megjithatë, PD është e hapur t’i drejtohet drejtësisë për të gjitha pasuritë e Begës. Kjo është një politikë që nuk përballohet më, nuk mund të vazhdohet kështu.
Bashkë me Veliajn ndryshuan rrjedhën e Lanës…
Drejtimi i rrugës së Lanës ka filluar që në kohën e Enver Hoxhës, se nuk ka qenë aq e drejtë sa është sot. A ka gjë konkrete ky njeriu dhe nëse ka konkrete i drejtohet Prokurorisë. Ai i ka të gjitha instrumentet për t’u përballur me Begën. Ne do ta ndjekim këtë punë, se nuk mund të përballojmë më, që PD të përmendë emrin e Begës.