Kompleksi “Golden” në Xhafzotaj, referuar QKB-së në pronësi të Altin Hajrit, në kërkim si i dyshuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, rezulton i vënë nën sekuestro vite më parë nga autoritet ligjzbatuese.
Ndërkohë që Policia pompon aksionin për sekuestrimin, duke e përdorur për propagandë, zbulohet se sekuestro e biznesit është bërë që në vitin 2015.
Publikohet në mënyrë ekskluzive urdhrin për sekuestrimin e objektit, të firmosur nga zv/drejtuesi i Prokurores së Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hadarmataj dhe të miratuar më pas nga Gjykata.
Sipas shkresës, që mban datën 27 Tetor 2015, çështja i është kaluar për ta ndjekur prokurorit Anton Martini. Kërkesa e prokurorisë dërguar gjykatës vjen në kuadër të hetimeve të një letër-porosie nga Prokuroria Antimafia e Venecias në Itali.
user-select: auto !important; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; display: inline-block;">
Shtet ku Altin Hajri dhe pjesëtarë të tjerë të një që merrej me trafik ndërkombëtar droge, u shpallën në kërkim. Grupi, që sipas hetuesve italianë, drejtohej nga ai dhe i vëllai Emiljan Hajri.
“Në Tetor, Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve italiane, sekuestron kompleksin tregtar ‘Golden’, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike”, thuhej në një njoftim të Prokurorisë asokohe, ku informonte lidhur me bilancin mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në luftën kundër krimit financiar.