Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të ketë një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force. Kreu i PE shoqërohej nga ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Sassoli ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë ku ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi. Situata politike, reforma zgjedhore dhe hapat për çeljen e negociatave do jenë në fokus të diskutimeve.