Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kreun e PAartisë Demokratike, Lulzim Basha.


Në një njoftim në “Facebook”, ambasada shkruan se gjatë këtij takimi ambasadorja Kim ka nxitur të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor.

 

“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.