Kryemadhi nga SHBA propozon ‘Super Brain’/ Taksë zero për të rinjtë që kthehen me plane biznesi në Shqipëri

Tuesday, 04 February 2020 19:15

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga New Yorku ku ndodhet ku ka propozuar nismën ‘Super Brain’, shkruan se ‘Për të krijuar një infrastrukturë që për të rinjtë që janë nga mosha 18-30 vjeç taksat të jenë 0, sepse kjo do të jetë një mundësi që ju të zhvilloni një biznes tuaj.’

‘Ne në fakt duam të bëjmë nismën “super brain” që e kemi quajtur, për t’ju ftuar të gjithëve ju me plane zhvillimi, biznesi për t’u kthyer në Shqipëri. Për të krijuar një infrastrukturë që për të rinjtë që janë nga mosha 18-30 vjeç taksat të jenë 0, sepse kjo do të jetë një mundësi që ju të zhvilloni një biznes tuaj. Për të bërë një betejë për të hequr taksimin e dyfishtë, pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri, sepse në fund të fundit, fitore më të madhe në Shqipëri së sa të ketë investime shqiptaro-amerikane, është një investim shumë më i madh. Vetëm duke qenë prezente investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë.’

 

 
 
Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 19:18
Login to post comments