Rama paralizon gjithë sistemin ligjzbatues

Tuesday, 04 February 2020 19:10

Me kapuçinj të zinj, me show para kamerave, me struktura të një shtetit paralel, instalimi i narkodiktaturës vazhdon me këmbënguljen, pavarësisht se çfarë mishmashi institucional është kryer.

Iniciativa e fundit, që nuk është asgjë tjetër veçse “Hajduti thërret “Kapeni hajdutin”, dhe më e bukura është që gjithë kjo lojë dhe zallamahi, gjithë ky show është bërë me një akt normativ. Para hyrjes në fuqi të këtij akti, asnjë nga këto veprime nuk kryheshin dot pa autorizimin e prokurorisë dhe gjykatës.

Ashtu si E.Hoxha që brenda Ministrisë së Brendshme, sigurimit të Shtetit, kishte një strukturë të vetën,. Ku askush përveç tij nuk kishte akses, dhe Rama ka një strukturë me anë të së cilës ka paralelizuar të gjitha institucionet ligjvënëse të vendit, pasi ka krijuar një përplasje institucionale edhe pse u lodhën shumë boritë e rilindjes për ta justifikuar këtë nismë që është antikutshtuese. Madje, njëra nga boritë e Rilindjes,  zv/ministrja duke dashur të mbrojnë të pambrojtshmen, bëhen edhe qesharakë. Zonja në fjalë na shprehet se, “ky akt normativ miratohet në kushtet e emergjencës dhe intensifikimit të luftës kundër krimit”. Ankohet zv/ministrja për vendime skandaloze të gjykatave dhe ën fund e mbyll me sloganin “qeveria është zotuar në luftën kundër krimit të organizuar”. Në fund të mandatit të dytë qeverisë u kujtua Rilindja dhe shefi i saj për emergjencën në luftën kundër krimit të organizuar, pavarësisht  se këtu krimi ka 7 vjet që bashkëqeverisja me sektin e Rilindjes, ku fillon e mbaron KCK-ja, ku fillon e mbaron SPAK, ku fillon e mbaron Lleshaj vetë, ku fillojnë e mbarojnë kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, kjo ka ngelur në dorë të “akademikut” Balla për ta sqaruar. Rilindja ka strategjinë e hedhjes në erë të shtetit e Kushtetutës me akte normative dhe miratimin e tyre në Parlamentin e klounëve.

Login to post comments