Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, prezantoi sot në Bruksel metodologjinë e rishikuar të procesit të anëtarësimit në BE, në të cilën, sipas ec.europa.eu, parashikon ndërprerje ose pezullim në rastin më të keq, të procesit të anëtarësimit, kur vendet kandidatë nuk shënojnë përparim në asnjë nga fushat e përcaktuara më parë
Kështu, në këtë mënyrë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, do të kenë më shumë fuqi për të kontrolluar procesin e negociatave të pranimit, duke vendosur ndalim, ose pezullim.
Siç shkruan ec.europa.eu sot, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në BE, Olivér Várhelyi, komentoi:
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin. Ne jemi duke punuar në tre drejtime:
Së pari, sot ne propozojmë hapa konkret se si të përmirësohet procesi i pranimit. Ndërsa forcojmë dhe përmirësojmë procesin, qëllimi mbetet negociatat dhe anëtarësimi i plotë në BE.
Së dyti, dhe paralelisht, Komisioni qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të sigurojë një raport mbi përparimin e bërë nga këto dy vende.
Së treti, në përgatitjen e Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin”
Shkrimi më tej vijon:
Procesi i pranimit duhet të bazohet në besim të ndërsjellë dhe angazhime të qarta nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Besueshmëria duhet të forcohet përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administratës publike, si dhe ekonomia e vendeve kandidate. Kur vendet partnere i plotësojnë kriteret objektive, Shtetet Anëtare do të bien dakord të shkojnë përpara në fazën tjetër të procesit, duke respektuar afrimin me BE të bazuar në meritë.
Një proces më i parashikueshëm: Komisioni do të sigurojë qartësi më të madhe në lidhje me atë që pret BE-ja nga vendet kandidate në fazat e ndryshme të procesit. Do të bëjë më të qartë se cilat mund të sjellin pasojat pozitive në përparimin e reformave dhe cilat do të jenë pasojat negative kur nuk ka përparim.
Për të inkurajuar zbatimin e reformave, Komisioni do të përcaktojë më mirë kushtet për përparimin e kandidatëve dhe do të sigurojë stimuj të qartë dhe të prekshëm me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët. Nxitjet mund të përfshijnë integrimin e përshpejtuar dhe “ndërprerjen” e politikave individuale të BE-së, tregun e BE-së dhe programet e BE-së – duke siguruar një fushë të barabartë – si dhe rritje të fondeve dhe investimeve.
Sa më shumë kandidatët të përparojnë në reformat e tyre, aq më shumë ata do të përparojnë në proces. Në të njëjtën mënyrë, Komisioni propozon masa më vendimtare në mënyrë proporcionale që sanksionojnë çdo ndalim ose përkrahje në zbatimin e reformës dhe plotësimin e kërkesave të procesit të pranimit. Bisedimet mund të pezullohen në fusha të caktuara, ose në rastet më të këqëija, të pezullohen tërësisht, dhe kapitujt tashmë të mbyllur mund të rihapen; përfitimet e integrimit mund të ndalen ose tërhiqen, dhe fushëveprimi dhe intensiteti i fondeve të BE-së mund të rishikohet.
Hapat e ardhshëm
Komisioni shpreson që Shtetet Anëtare do të miratojnë propozimin, paralelisht me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përpara Samitit të Bashkimit Evropian-Ballkanit Perëndimor në Zagreb në 6-7 maj.
Reagimi i KE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehu sot optimizmin e saj për planin e ri të zgjerimit të unionit duke theksuar se ai do t’i hapë rrugën çeljes së negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV.
”Një mesazh shumë i mirë për miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së”, tha Von Der Leyen.
”Sot Komisioni Europian propozon një plan të besueshëm e dinamik për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë e MV”, tha ajo në një postim në Twitter duke theksuar se zgjerimi i BE-së është një situatë nga e cila fitojnë të gjithë.