Skandal në QS/ Kreu i PD pengohet të takojë studentët, punonjësja i kërkon të largohet. Basha: Qetësohu, po të hoqi njeri nga puna e heqim ne (Video)

E mërkurë, 05 February 2020 13:25

Një incident në kufijtë e skandalit ka ndodhur në Qytet Studenti. “BalkanWeb” ka siguruar videon e këtij episodi, ku Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e studentëve për të zhvilluar një takim në një prej godinave të djemve por është pengua

Menjëherë pasi ka hyrë në një nga dhomat e djemve dhe po zhvillonte një bisedë me ta, punonjësja e sportelit i ka kërkuar të largohet pasi po i prishte shumë punë. Sipas saj, ajo duhet të ishte lajmëruar për këtë gjë.

Ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar disa herë të qetësohet pasi do të dilte pas pak minutash nga godina, duke i thënë se e kuptonte që kishte marrë urdhër nga larg. Në përfundim Basha është larguar duke e ‘mirëkuptuar’ sportelisten. “Qetësohu po të hoqi njeri nga puna e heqim ne nga puna”, tha Basha.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës e ka akuzuar për dhunë kryetarin e opozitës.

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.
Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...