‘Edhe opozita është dakort’, Kurti: Taksa ndaj mallrave serbe zëvendësohet me reciprocitet

E mërkurë, 05 February 2020 15:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Në konferencën e tij të parë si kryeministër i Kosovës pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Kurti ka thënë se “parimi për marrëdhënie konstruktive do të jetë princip pune”

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik e tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind. s’themi se do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike, por do ta avancojmë duke shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti me parimin që njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore – reciprociteti. Edhe LDK-ja, edhe VV-ja, mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve, ishin me parimin e reciprocitetit. Edhe ata që sot janë në opozitë apo që s’na votuan mund të mos pajtohen me ne për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë pro. Këtë parim për marrëdhënie konstruktive do ta ketë princip pune”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Apostolova nuk ka pranuar të komentojë reciprocitetin pos ka thënë që BE-ja ka qenë e qartë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se ajo është e interesuar që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë sërish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...