'PD nuk tërhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, tani kemi aleat edhe ndërkombëtarët'

E mërkurë, 05 February 2020 16:51

I ftuar në Syri Tv, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo, foli ndër të tjera edhe për tryezën e reformës zgjedhore si edhe pritshmërinë për zgjedhje të parakohshme.

Asgjë nuk ndodh rastësisht kur flitet për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Ka disa arsye përse lancohet në këtë moment.  Arsyeja e parë jemi shumë afër zgjedhjeve të parakohshme.

Me përfundimin e Reformës Zgjedhore, do kërkojmë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme,

Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme, kjo është kërkesa jonë politike.

Arsyeja e dytë është lëvizja e tij për ti hequr vëmendjen qytetarëve ndaj tërmetit si edhe mënyrës së si Partia Slcialite po menaxhon pasojat e tërmetit

E kemi paralajmëruar, që vështirësitë do fillojnë në shkurt dhe mars, kur të kuptohet që familjet do të mbeten pa shtëpi, pa punë, fëmijët do të mbeten pa shkollë.

Tani Rama del me operacionin OFL  që do të jetë një tjetër pikë që do të ketë kulmin e saj dhe më pas do të bjerë. Dhe të mos harrojmë që të gjithë presim zgjedhje të parakohshme’

I pyetur se cila është garancia që Partia Demokratike ka që do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, kur Sekretari I Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka përjashtuar një mundësi të tillë, Bozdo tha se PD nuk pret garanci nga Balla dhe Partia Socialiste

‘PD partnerin kryesor në këtë luftë, që ka kërkuar sakrifica të mëdha, për të ngritur këmbëna më opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar, ka opinionin public.

Opinioni publik i ka dhënë të drejtë, këtu fus edhe elementin e majtë, që kjo gjendje është e padurueshme.

E dyta është fitimi i kauzës me ndërkombëtarët.

Kishte shumë pak veshë të gatshëm në vitin 2017 të na dëgjonin.

Kishte ndërkomëtarë që heshtën, dhe disa se nuk e kuptonin gravitetin e akuzave të PD-së

Por 2 vite më vonë, PD është treguar shumë e aftë në faktimin e akuzave përballë aleatëve.

Reformaca zgjedhore do ti japë përgjigje disa gjërave.

Reforma zgjedhore është një set rregullash dhe ligjesh ku duhet të biem dakord.

Partia Socialiste e bëri këtë në vitin 2017 dhe infiltroi sërish elementë kriminalë.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...