Tabaku: Kur vjen në pushtet me krimin, do të bësh favore, do u ndash tendera

E mërkurë, 05 February 2020 16:53

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se situata e rëndë ekonomike në vend ishte e pritshme që kur PS erdhi në pushtet në 2013 ne premtime jashtë mundësive për ti mbajtur.

Në ‘Tempora’ në Rtv Ora, ajo thotë se  Rama erdhi me votat e krimit dhe kjo do ti kthehej mbrapsht në një moment të caktuar.

Jorida Tabaku: Kur vjen në pushtet me premtime jashtëzakonisht të mëdha, kur kthen përmbys një sistem me të mirat dhe këqijat që kishte Shqipëria e 2013, kur ngre krimin në piedestalin më të lartë të politikës, kur ti i nxin faqen Shqipërisë në faqet më të mëdha të Europës, kur ti për 6 vite ke rekordin më të keq në procesin e integrimit, kur ti nuk ke pasur asnjëherë asnjë hap para në marrëdhëniet euroatlantike por ke pasur hapa pas, besoj që pjesa më e madhe e njerëzve që e dinin si erdhi PS në pushtet e prisnin këtë.

Kur vjen në pushtet me krimin ti bën një aleancë që do të kthehet një ditë pas. Do të bësh favore, do të ndash tendera dhe koncesione, do u japësh miqve dhe atyre që të kanë sjellë në pushtet pjesën e tyre.

Do lirosh kriminelët nga burgjet siç po ndodh, do mundohesh ti përdorësh për zgjedhje por ata do të ushtrojnë presion. Kjo mënyrë dhe ky sistem qeverisjeje nuk mund të zgjasë për një periudhë të gjatë. Ka pasur efekte të jashtëzakonshme në dëmtimin e mirëqënies, shpopullimin dhe humbjen e shpresës.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...