Basha:Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike

E Enjte, 06 February 2020 09:34

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar raporton e Agjencisë së Vlerësimit të Standard & Poor’s ku thotë se qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike.

Më tej kryeopozitari sqaron se S&P paralajmëron ulje në renditje për vendin tonë pasi korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë shqiptare.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve.

Login to post comments