Berisha: Narkopolicia manipulon plagosjen e qytetares në Shkodër!

E Enjte, 06 February 2020 10:13

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur me forcë sot shqetësimin e qytetarëve shkodranëve, për pasigurinë e madhe për jetën që po i shoqëron dita ditës,që ka kulmuar me luftën në mes të qytetit mbrëmjen e djeshme midis bandave dhe plagosjen e kalimtarëve të pafajshëm. Berisha sidomos e ka vënë gishtin tek “narkoPolicia”, segmentet e inkriminuara të Policisë së Shtetit.

“Narkopolicia manipulon plagosjen e qytetares në Shkodër! Qyteti në duart e bandave! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha ën Fb.

Mesazhi i qytetir: "Pasiguria në maksimum. Në qëndër të qytetit të Shkodrës ndodh një plagosje. Policia mashtron. E plagosura është kalimtare e thjeshtë. Bandat shkëmbyen zjarr kundër njëra-tjetrës.

Pedonalja e Shkodrës është kthyer në fushë beteje mes bandave të Edvin Ramës. Në vetëm 7 vjet qendra e Shkodrës, ku vlonte arsimi, muzika dhe kultura, Edi Rama e ktheu në fushë betejë të bandave."

Login to post comments