Kryedemokrati Lulzim Basha, ne vijim te turit te takimeve me qytetaret, nen moton ‘po te degjoj’ ka ndaluar sot ne banesen e nje qytetari ne kryeqytet. Pasi ka zbritur shkallet dhe i ka rene ziles, ne dere i eshte shfaqur kryefamiljari, qe e ka ftuar te hyje brenda.
“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme”, shkruan Basha ne faqen e vet ne Facebook, teksa ndan me ndjekesit e tij, videon nga takimi dhe biseda me kryefamiljarin.
Qe ne fillim te takimit, Basha ka sqaruar familjaret se nuk ka shkuar as per fushate, e as per zgjedhje, por per te biseduar me ta dhe per t’i degjuar.
“Kur flasim per ushqimet, i plotesoni nevojat minimale”, e pyet Basha.
Familjari i pergjigjet po dhe se shuma mujore shkon 500-600 mije. Pas kesaj, Basha e pyet serish nese mund ta shohe frigoriferin.
Familjari e lejon dhe kamera fokuson cfare ka brenda tij, sic mund te shihet ne pamje, thuasje i zbrazur.