VIDEO/ Basha: Askush nuk më pengon mua të dëgjoj problemet e qytetarëve

E mërkurë, 05 February 2020 12:47

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për situatën në të cilën ‘me urdhër nga lart’ u përpoqën që ta pengonin në takimin e tij me studentët.

Ishte bashkia e Tiranës që me një reagim qesharak mbrëmjen e djeshme, akuzoi kreun e PD-së se kishte hyrë pa leje në Qytetin Studenti, duke u përpjekur që të shkaktojë incident në mënyrë të kotë

Në lidhje me këtë situatë të paprecedentë ka reaguar sot edhe vetë kreu i PD-së dhe opozitës Lulzim Basha

‘Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqytetarëve të mi dhe të përpiqem t'i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike’, shkruan Basha në Facebook.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria.

Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë.

Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.

Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit.

Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqytetarëve të mi dhe të përpiqem t'i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...