4 oficerë policie pezullohen nga detyra

E Enjte, 06 February 2020 15:32

SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Kata kanë dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar.

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë – Dyshohet se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas, SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e

pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:

- L.S., me detyrë në DPPSH;

- M.B., me detyrë në DPPSH;

- A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;

- A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...