Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me Gjeneralin Jim Jones ish-Komandant i NATOs-, Kryetari Emeritus i Këshillit të Atalntikut organizuan dhe bashkëdrejtuan takimin për inisiativen e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe ai Mesdhe)
Kjo iniciativë përfshin projekte të rëndësishme për Europën Qendrore dhe Lindore në infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës.
Kjo iniciativë e cila mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka në përbërje 12 vende anetare të BE , ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, jo anëtare të BE nuk janë pjesë e saj. Ian Berzinski në fjalen e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh që ka kjo iniciativë.
Mbas fjalës së Gjeneral Jones z Mediu falënderoi, Gjeneralin Jones për mbështetjen e Shqipërisë për antarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e vendeve të rajonit në NATO.
Po ashtu vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit me Këshillin e Atlantikut për këtë takim dhe iniciativa të tjera që i shërbejnë të ardhmes Euro-Atlantike të Ballkanit.
Zv Presidenti i Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson shpjegoj se ky këshill është aktiv në qendrimet e tij për Ballkanin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet SHBA dhe BE.
Cështjet e sigurisë, Ekonomisë dhe infrastrukturës janë interesa strategjike të Amerikës dhe partnerëve të saj.
Në këtë takim Shqipëria perfaqesohej nga Presidenti Meta i cili shprehu mbështetjen dhe dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e këtij procesi dhe angazhimet kryesore të vendit në fushën e infrastrukturës rrugore dhe energjitike.
Në takim ishin dhe përfaqesues të pozitës dhe opozitës si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.
Të gjitha vendet e Europës Juglindore ishin të përfaqesuara në kete forum dhe dhanë mbështetjen që perpara Samitit te Takilinit në Estoni, të ketë një takim në rajon ku te kërkohet përfshirrja e vendeve të Ballkanit në këtë proces.