I ftuar në Syri TV përballë gazetares Armela Ferko, ish deputeti dhe ish ministri i brendshëm Flamur Noka ka komentuar të ashtuquajturin "Operacioni Forca e Ligjit", të cilin e quajti një show propagandistik të Rilindjes.
Sipas ish deputetit demokrat, të luftojë Rilindja krimin, është njësoj si të luftojë veten.
“Nuk i lufton sepse ka ndarë pushtet me ta. Të rastësishëm janë këta deputetë, kryetarë bashkish? Ky ka qenë favori i Ramës.
Ka një ligj anti-mafia në Shqipëri. Referoju atij. Ermal Hoxha dhe persona të tjerë të kapur në Xibrakë duhej ti nënshtroheshin “sekustrimit të pasurisë”. Kush e dekonspiroi? Rilindja. Kush e mbrojti? Rilindja. Pse si i bëri paratë ai, duke kënduar e shoqja? E gjithë është një show për të pastruar fytyrën e tij të njollosur nga krimi dhe droga”, u shpreh ish-deputeti.
Pse jemi skeptik dhe e paragjykojmë?
"Nuk luftohet krimi me aksione, por me strategji konkrete. Këto janë histori aksionesh. Kush e ndaloi 7 vjet? Pse këta nuk u liruan kur ishte PD në pushtet. Nuk kishte as ligj anti-mafia, as KÇK, por të gjithë përfunduan para drejtësisë", tha Noka.
Intervista e plotë në Syri TV: