“Mazhoranca po e shndërron Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie”- Presidenti Meta i ashpër për VOA: Po hidhet në erë reforma

Premte, 07 February 2020 18:39

Duke komentuar hapat e mazhorancës socialiste për të shmangur betimin tek Presidentit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se kjo Gjykatë po shndërrohet në një organizatë partie.

meta

 

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Meta thekson se me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, po hidhet në erë reforma në drejtësi.

MetaMë duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që tregojnë mungesë respekti për shtetin ligjor dhe Kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjshme reformën në drejtësi, aq më tepër për institucionin më të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese.

Të bësh një ligj mbi Kushtetutën, nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë.

Është Presidenti, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Në rastin e fundit, është Presidenti që ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos cenuar integritetin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta e ka të shkruar germë për germë radhën kushtetuese se si veprohet në këtë rast dhe Presidenti e respektuar dhe ka kërkuar bashkëpunimin e Kuvendit. Është e qartë gjithë përpjekja e mazhorancës për të kapur edhe këtë institucion të fundit të pa kapur prej saj për qëllime afatshkurtra politike, duke hedhur në erë gjithë besueshmërinë e këtyre proceseve reformuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...