Anti-Korrupsioni?! Shqiptarët nuk besojnë tek nismat e Ramës

Saturday, 08 February 2020 11:29

Vrojtimi mbi nivelin e korrupsionin, K“Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit”, për 6 vendet e Ballkanin Perëndimor, i kryer nga qendra e Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim, gjeti se në Shqipëri për vitin 2019:

78 përqind e qytetarëve nuk besojnë se nismat e marra nga qeveria mund të ulin ndjeshëm korrupsionin;

22 përqind mendojnë se nismat e qeverisë nuk do ta luftojnë asnjëherë përfundimisht korrupsionin në vend;

45 përqind e shqiptarëve janë nën presionin për të paguar rryshfet në institucionet shtetërore;

34 përqind e shqiptarëve kanë dhënë rryshfet në institucionet shtetërore.

Niveli i korrupsionit në Shqipëri vazhdon të mbetet më i larti në rajon, duke ia kaluar edhe Maqedonisë së Veriut, dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin për të justifikuar hapjen e bisedimeve me BE-në.

Niveli i lartë i korrupsionin dhe niveli i lartë i papranueshmërisë së tij solli lëvizjet për mirëqeverisje dhe anti-korrupsion që pamë gjatë vitit 2019 në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.

Gjithashtu, vrojtimi, i cili tregon ndikimin e politikave të ndërmarra nga qeveria për uljen e korrupsionit, tregoi se “mangësitë në kuadrin ligjor dhe institucional, sistemi gjyqësor jofunksional dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsioni, fenomeni i kapjes së shtetit kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në jetën e përditshme të qytetarëve në rajonin tonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...