FOTO/ Meta takon në SHBA kongresistin amerikan: Të forcojmë partneritetin strategjik

Saturday, 08 February 2020 18:21

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka lajmëruar se ka qenë në SHBA për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Meta ka zhvilluar një takim me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Michael McCaul. Kreu i shtetit thotë se takimi kishte në fokus partneritetin mes vendeve dhe konsolidimin e paqes në rajon.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

 

Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul.

Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon.

Modifikuar më Saturday, 08 February 2020 18:34
Login to post comments