“Edi Rama, një bastard që ka moralin e horrit”, Berisha komenton paktin e 2017-s: Personalisht nuk do bëja marrëveshje me të. Ja çfarë i nevojitet PD-së

Saturday, 08 February 2020 18:28

Në kushtet e një krizë të thellë politike, ish kryeministri Berisha thekson se të gjitha hapat e mëdha nga 1991, janë bërë përmes marrëveshjeve të mëdha, por me kryeministër Edi Ramën përballë, ai thotë se nuk do kishte bërë kurrë një pakt politik. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufë, Berishë solli sërish në vëmendje debatin me ish-ambasadoren Vlahutin, ndërsa u shpreh se Edi Rama e keqpërdori marrëveshjen e 2017 me kryedemokratin Lulzim Basha, raporton “BalkaNWeb”

“U bë një marrëveshje të cilën Edi Rama e përdori si horr, si një horr i vërtetë, si nj horr pa asnjë parim. Se nëse ti arrin në një marrëveshje me kundërshtarin tënd, qëndron fisnik në ato çka realizoi marrëveshja, dhe nuk përpiqesh siç u përpoq ai për të paraqitur Lulzim Bashën si një vartës të tij. Edi Rama është i vetmi kryetar qeveria në Europë dhe në Botë, që përpiqet me ftesat e tij ta inferiorizojë, kryetarin e opozitës duke marrë për bazë marrëveshjen e 2017. Edi Rama nuk ka moral politik, ose ka moralin e horrit.  Ky është problemi, se pa diskutim, marrëveshjet janë akte madhore në të cilat shoqëritë e civilizuara nuk heqin dorë, por Edi Rama është një bastard që ndan të gjithë psikologjinë e paraardhësve xhelatë të shqiptarëve. Dhe një akti, të cilit iu përgjigj fisnikërisht kryetari i opozitës e shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme me gjithçka me propagandën e tij. Në këtë kontekst, unë personalisht marrëveshje me të nuk do të bëja, sepse ky këtë bën.” u shpreh Berisha.

Pjesë nga Intervista:

Në të kaluarën tuaj politike keni bërë pakte politike me kundërshtarët tuaj politik me të  ethshëm, Fatos Nanon, por edhe Edi Ramën në 2008. A do t’i bënit ju një sugjerim pozitiv kryetarit të PD Lulzim Basha, për një marrëveshje të re politike me kryeministrin Rama?
Në politikë, po të kthehemi 5 vjet më parë, kur ambasadorja Romana Vlahutin deklaronte se nuk ka nevojë për marrëveshje këtu, unë i rikujtoj asaj të gjitha hapat e mëdha nga 1991 deri në atë vit, ishin bërë me marrëveshje të mëdha, por ajo shprehu mendimin e Edi Ramës, ose qëllime të caktuara antishqiptare për të mbjellë një farë përçarje të pariparueshme. Megjithatë, u kapërcye në vitin 2017. U bë një marrëveshje të cilën Edi Rama e përdori si horr, si një horr i vërtetë, si një horr pa asnjë parim. Se nëse ti arrin në një marrëveshje me kundërshtarin tënd, qëndron fisnik në ato çka realizoi marrëveshja dhe nuk përpiqesh siç u përpoq ai për të paraqitur Lulzim Bashën si një vartës të tij. Edi Rama është i vetmi kryetar qeveria në Europë dhe në Botë, që përpiqet me ftesat e tij ta inferiorizojë, kryetarin e opozitës duke marrë për bazë marrëveshjen e 2017. Edi Rama nuk ka moral politik, ose ka moralin e horrit. 

Ky është problemi, se pa diskutim, marrëveshjet janë akte madhore në të cilat shoqëritë e civilizuara nuk heqin dorë, por Edi Rama është një bastard që ndan të gjithë psikologjinë e paraardhësve xhelatë të shqiptarëve. Dhe një akti, të cilit iu përgjigj fisnikërisht kryetari i opozitës e shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme me gjithçka me propagandën e tij. Në këtë kontekst, unë personalisht marrëveshje me të nuk do të bëja, sepse ky këtë bën. Cilido që lexon me vëmendje raportin e ODIHR, i gjithë strumbullari është kryeministri i vendit, ai mendër kryeministër Edi Rama. Pra, po i them këto se është një e keqe e madhe e këtij vendi, është një mostër e këtij vendi. Nuk e them në mënyrë absolute për kundërshtar, por e them për ato që i ka bërë vendit.

Për ta fituar këtë përballje, me PS, me Edi Ramën kryeministër, a mendoni se PD ka nevojë të hapet, të bëhet më gjithëpërfshirëse të bëj pjesë të saj edhe kritikët?
Pa asnjë diskutim PD, ka shumë nevoja për t’u përgatitur për  një betejë finale me Edi Ramën, dhe unë uroj të përgatitet. Të gjitha, asgjë s’ka të pamundur në politikë. Politika është arti i të mundshmëve.

Çfarë i mungon PD-së?
Unë mendoj se PD, po bën përpjekjet e saj. Natyrisht i përket lidershipit të shohë e të analizojë. Vetë z.Basha njohu se ka bërë gabime dhe është shumë e rëndësishme që mbi bazën e gabimeve që njeh t’i korrigjojë ato. PD është një parti shumë e fuqishme, është parti e një vizioni më të shkëlqyer për të ardhmen e vendit. E një trashëgimie të pashoqe.

Dy–tre krahasime: Ka 7 vite në pushtet nuk ka rritur një qindarkë rrogat e pensionet nuk ka indeksuar rrogat. Çka do të thotë shqiptarët marrin sot, të paktën minimumi 15 % më pak seç merrnin para 7 vitesh. Ka 7 vite në pushtet nuk ka përfunduar një vepër të veten përvec pllakave në sheshin ‘Skënderbej’ a ndonjë shesh tjetër. Isha në Elbasan, s’kishte gjë më qesharake, 6 km rrugë që trasenë e kishte të hapur. Mbeti për t’u përfunduar në rrugën Tiranë – Elbasan dhe në  6 km bënë 6 vite e gjysmë. Dhe në 6 km, çmimin e rrugës që unë e kisha të kontraktuar me 250 mln euro, me ato 6 km, duke vjedhur Edi Rama rriti çmimin e rrugës në 430 mln euro. S’ka një vepër publike përveç sheshit. Inauguroi spitalin “Frederik Shiroka” të jap vendimin e 2009 dhe ua servir shqiptarëve si investim të tij. Pra, një njeri që kujdeset vetëm për kontot e tij bankare, e për asgjë për Shqipërinë.

Thatë se ka pranuar liderishipi i saj disa gabime që janë të korrigjueshme, por në fakt i kanë kushtuar PD-së këto gabime. Ju vetë do ta zgjidhnit Lulzim Bashën në krye të PD?
Unë me datë 26 korrik kam dhënë dorëheqjen pa kthim, do të pranoj çdo zgjedhje në çdo kohë, sepse kam një betim, një po mbeti i dyti do jem unë. Ky është qëndrimi im, dhe është e kotë të më bëhen pyetje të tjera.

Presidenti Meta nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka përshëndetur djegien e mandateve, në takimet me z.Meta e keni reflektuar këtë?
Z.Meta atë që ka thënë publikisht e ka thënë edhe me mua, që ai nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve dhe e ka konsideruar gabim, kaq mund të them. Qëndrimet e mia janë këto që ju thash.

Nuk do ishim në kushtet që do ishte në komision shkarkimi…
Këto janë lëvizje të Edi Ramës, në procesin e shtetshkatërrimit të shqiptarëve. Ai është një armik i egër i shqiptarëve. Ai ka shkatërruar shqiptarëve projektin e integrimit në Europë. Është shndërruar në një armik të egër, tradhtar i Kosovës dhe interesave kombëtare. Ai sot sulmon Kosovën dy herë më shumë se Beogradi dhe e bën për llogari të Beogradit. Në çdo fjalor, cilido që të dëshirojë është i ftuar nga unë të marr definicionin e tradhtisë. Çfarë quhet tradhti? Tradhti quhet kur merr pjesë në luftë kundër vendit, kur lehtëson e ndihmon armikun tënd kundër kombit dhe vendit tënd. Edi Rama nuk ka marrë pjesë në luftë, se nuk ka luftë por ka ndihmuar dhe ndihmon Beogradin më shumë se kushdo tjetër kundër Kosovës.

Për të maksimalizuar votat, a do të ishte zgjidhje krijimi i një Konfederate të partive të djathta?
Unë koalicionin e quaj shumë të domosdoshëm, jetik dhe në të cilin PD duhet të përfill tërësisht interesat e partive të tjera duke mos dëmtuar interesat e veta. Dëgjova një tryezë të fundit, kërkonin të kenë votat e tyre, dhe unë jam 100% dakord që ata të kenë votat e tyre dhe pastaj t’u konvertohen në deputetë, apo funksione të tjera nesër në pushtet.

Login to post comments