‘Venecia’ mbërrin sot në Tiranë, pritet opinion për kushtetuesen dhe paketen anti - shpifje

Diel, 09 February 2020 10:01

Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias.

Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.

 
Login to post comments