“Rama po liron një e nga një kapobandat e krimit”- Basha bashkëbisedime me qytetarë në Facebook: Çdo shkelës i ligjit do të ndëshkohet

Diel, 09 February 2020 14:07

Pas bashkëbisedimit live në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar diskutimet me qytetarë të ndryshëm përmes komenteve në videon përkatëse.

Qytetarët e pyesin Bashën për shqetësime nga më të ndryshme, duke nisur nga situata aktuale me krimin e deri tek premtimet për biznesin kur të vijë në pushtet.

Pjesë nga bashkëbisedimet me qytetarë:

Erald Sh..: Pershendetje z.Basha! Krimi i organizuar qe sot sundon te gjithë qytetet ne Shqiperi, do te kete te njejtin fat si ne 2005 kur Partia Demokratike erdhi ne pushtet dhe kapi te gjitha bandat?

Lulzim Basha: Erald, Do te kenë fat akoma edhe më të keq. Në i kapëm, i dënuam, por sot shohim që Rama po i liron një e nga një kapobandat e krimit te organizuar. Çdokush qe ka shkelur ligjet e vendit do te marre ndëshkimin dhe dënimin e merituar.

Naim P.: A do kete portesta z. Basha

Lulzim Basha: Pershendetje Naim.Protesta ka patur dhe do te kete pa pushim, nga minatoret te naftetaret, nga studentet te bizneset e vogla e te mesme, etj.

Protestat jane nje nder mjetet Demokratike te cdo opozite per te ngritur zerin per hallet dhe shqetesimet e shqiptareve, dhe do perdoren ne cdo moment qe do te vleresohet si e nevojshme.

Por I dashur Naim, protestat nuk jane qellim ne vetvete, por jane nje nder te shumta instrumenta qe ne po perdorim per te realizuar qellimin tone per te larguar qeverine me te korruptuar te 30 viteve te fundit.

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane zgjidhja, dhe shume shpejt do ti kemi ato.

Hamit F: Zoti Basha sa do jet qmimi I Naftes sepse esht lend e pare dhe vret ne gjepin e te gjith shqiptarve.falemderit

Lulzim Basha: I dashur Hamit,qe ne momentin e pare qe do jem ne krye te punëve do te heq menjehere me ligj taksen Rama mbi karburantet. Një litër karburant do te kushtoje 300 leke (te vjetra) me pak. Mjaft më me çmimin me të lartë të karburantit në Evropë.

Rrustem R.: Zoti Basha çfar do ndryshoni me bizneset

Lulzim Basha: Pershendetje Rrustem . Do ndryshojme qasjen. Do ndryshojme sjelljen. Nuk do i shohim si armiq apo si nje lope per tu mjele. Nuk do te jete si sot, ku pak shihen si te nenes dhe shume si te njerkes.

Nje qasje e re, nje qasje pro biznes, me taksa te ulta e procedura sa me te pakta do ti jape frymemarrje biznesit pasi ata jane dhe do te mbetem motorri i zhvillimit ekonomik dhe une dhe qeveria ime do te jete teresisht e fokusur per ti ndihmuar ata.

Ismail M. :Zoti basha ca plani keni per biznesin e vogel ?

Lulzim Basha: Pershendetje Ismail, ulje drastike te barres fiskale, pra te taksave. Pa TVSH dhe pa tatim fitim per cdo biznes me xhiro vjetore deri ne 140 mije dollare. Pulla fiskale ne xham do mbaje larg taksidaret e korruptuar, ulje te kostove te biznesit nepermjet uljes se cmimit te energjise dhe sigurimeve shoqerore.

Qarte dhe thjeshte, biznesi ka nevoje per frymemarrje…dhe une & qeveria ime do ja jape frymemarrjen e munguar.

Myzafer Sh.: Cfar do besh me biznesin e vogel me tvsh

Lulzim Basha: Pershendetje Myzafer. Do ta heq menjehere. Cdo biznes me xhiro deri ne 140 mije dollare ne vit do te jete I perjashtuar nga TVSH-ja.

Modifikuar më Diel, 09 February 2020 14:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...