Nga ‘komentuesit’ te Gjuta, pse Ramës i duhen historitë me kërcënime

Hënë, 10 February 2020 11:06

Operacioni Forca e Ligjit dhe nisma AntiKÇK u katandis në dërgim letrash dhe bllokime të përkohshme makinash. Nisma u duk se ishte një tjetër show mediatik.

Megjithatë, që prej fillimit të saj, kryeministri Edi Rama tentoi ta ‘vishte’ me idenë e një lufte të fuqishme ndaj krimit. Aq e fortë është kjo luftë, sa më i rrezikuari vetë është Edi Rama.

Më këtë ide, një lajm qarkulloi para pak ditësh në media. Gjithçka ishte inskenuar në mënyrë të tillë. Një komentues i bënte pyetje Edi Ramës për rrezikun që i kanosej dhe kryeministri i përgjigjej.

“Mblidhe veten mor i mjerë se do të të heqin kokën një ditë këta personat që po u konfiskoni pasurinë,” i shkruan një komentues.

Kurse Rama i përgjigjet: “E para, ti mos e qaj hallin e kokës sime, po bëj hyzmetin tëndes që ka futur ajër mesa shoh, se nuk ka mundësi që një njeri normal të mos e përkrahë këtë luftë kaq të qartë mes popullit dhe krimit”.

Për ironi, një rast tjetër i ngjashëm u shfaq të hënën, kur mediat raportuan se Vladimir Gjuta, një ish-i dënuar me një histori me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka tentuar që të hyjë në selinë e PS kur brenda ishte Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

Se përse do hynte Gjuta në seli, kur ajo ishte super e blinduar në këtë ditë, kjo nuk dihet. Më vonë u tha se Gjuta kishte një shumë parash me vete dhe do e shkëmbente te pika e valutës aty pranë. “Prandaj më duhej pistoleta,” ka thënë Gjuta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...