Malltezi sfidon SPAK-un: Vepron dot?! Ja KÇK-ja e mjedisit, 385 mln euro vjedhje!

Hënë, 10 February 2020 11:49

“385 milionë euro vjedhje”. Këtë diçiturë i ka vënë fotografisë së mësipërme, Abi Malltezi, fotografisë ku shfaqet kryeministri Edi Rama me disa zyrtarë, ndër të cilët dallohet ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

“KÇK e mjedisit, - i ka prezantuar Malltezi, anëtari i Kryesisë së PD, - personazhet në fotot, pa ngurruar t’ua bëjë portretin “për arritjet” e tyre:  “U emëruan drejtorë pa bërë një leksion mbi mjedisin, - shprehet ai. -  Dy ranë në burg, një po e heton SPAK-u për Porto Romanon. Rama-Koka në radhë për inceneratorët.”

Kjo foto, sipas Malltezit, është baraz me 385 milionë euro vjedhje. “Lukunia që pa pasur asnjë leksion për menaxhimin e mjedisit u bë “dreqtore” për mjedisin.  Pasojat?! – ngre pyetjen ai dhe po vetë përgjigjet:

“ 370 milionë euro për tre djegës për Rama-Zoto; 15 milionë euro për të hequr plehrat, pa tender, me negociatë sy me sy nga Porto Romano që të paguhet edhe më shumë monopoli i landfillit të Sharrës, që e ka përlarë po Rama-Zoto. Ja tek janë KÇK-ja, - akuzon hapur Malltezi dhe me pyetjen “Vepron dot SPAK-u?!” e ka sfiduar organin më të lartë të drejtësisë./ar.sh/SYRI.NET

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...