Dy mësime për Edi Ramën nga ‘tërmeti’ politik në Berlin

Hënë, 10 February 2020 12:12

Pas tri dekadash demokraci, ajo që kërkojnë më shumë se gjithçka shqiptarët janë standardet. Por çdo ditë e më shumë shohin se jemi shumë, shumë larg vendeve të tjera europiane.

Të hënën, gjermanët u zgjuan me një lajm që bëri xhiron e botës. Kryetarja e partisë më të madhe në vend, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) deklaroi se do të japë doreheqje nga drejtimi i CDU. Për më tepër, AKK nuk do të garojë për kancelare në vitin 2021, pas largimit të Angela Merkel. Duket po ashtu se ‘tërmeti’ nuk ka ndërmend të ndalet dhe mund të sjellë edhe rrëzimin e qeverisë. Gjithçka vjen pasi në landin e Thyringisë, partia e saj votoi bashkë me ekstremistët e Alternativës për Gjermaninë, që të vinte në krye të qeverisjes një kandidat i Liberalëve.

Ky ‘tërmet’ mund të ofrojë dy mësime për Edi Ramën në Shqipëri.

E para, dorëheqjet dhe largimet janë normalitet pas skandaleve. Gjermania nuk pati nevojë as të shkonte në protesta që të ndodhte reagimi i duhur. Aq më tepër që skandali ka ndodhur në një land dhe jo në qeverisjen vendore. Kurse në Shqipëri, qeverisja vendore e Edi Ramës është mbushur jo me ekstremistë politikë, por me kriminelë, dhe askush në kampin qeveritar nuk duket i shqetësuar.

E dyta, reagimi i fortë nga bota e qytetëruar erdhi për shkak se ekstremistët e Alternativës për Gjermaninë u kujtojnë Hitlerin dhe nazizmin. Çdo ‘sinjal’ sado i vogël se po përkrahen ekstremistët, zgjon frikë në mbarë Europën.

Kurse Edi Rama nuk duket aspak i shqetësuar për miqësinë e tij me presidentin e Serbisë, që mohon masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve. As nuk duket i preokupuar për retorikën raciste dhe antishqiptare në Beograd. As që në Serbi nuk kanë kërkuar falje për vrasjet dhe genocidin.

Modifikuar më Hënë, 10 February 2020 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...