Kryetari i opozitës, Lulzim Basha postoi një foto nga një takim me disa të rinj, si pjesë e nismës Po Të Dëgjoj.
“Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë.
Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg,” shkruan Basha.
Takimi u zhvillua në ambientet e APB, e cila ofron trajnime dhe ndihmë për të rinjtë.