Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi sot se Shqipëria duhet të përgatitet për strategjinë e re të zgjerimit, por nuk foli për krizën politike në vend.
Këshilltari i CDU-së, Martin Henze në një postim në Twitter i shkruan ambasadorit në adresën personale dhe i kërkon të flasë qartë për problemet e Shqipërisë.
“Ambasador, është esenciale që ju të flisni me një gjuhë të qartë. Në Shqipëri zgjedhjet e reja janë të nevojshme. Rezultatet e reformave janë katastrofike, krimi, korrupsioni shkelje ligjore të përhershme kushtetuese janë një Jo për Bashkimin Europian”,– shkruan Henze.