“Ne kete 100 vjetor Tirana gjendet ne nje beteje!”, thotë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila në një postim në rrjetet sociale fton qytetarët ti fitojne betejat per te ardhmen.
Postimi i plote:
Tirana sot eshte ne beteje me te keqen! Tirana sot eshte ne beteje per te ruajtur identitetin e saj, ne beteje per te ruajtur historine e saj, per te ruajtur trashegimnine kulturore. Eshte ne beteje per te ruajtur ajrin e saj, per te ruajtur hapesirat publike, per te ruajtur vlerat e saj. Tirana eshte ne beteje per te fituar ujin e pijshem, rruget cilesore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.
Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet ti fitojme keto beteja, per te ardhmen, per te na gjetur pervjetoret e tjera me nje Tirane metropol europian ne cdo aspekt! Ky eshte urimi im per Tiranen!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris femijen tim.