Sërish tension te Barcelona, Grizman: Mesi xheloz, por nuk më largon dot. Më kanë inat nga Botërori

E mërkurë, 12 February 2020 10:37

Sapo mbyllet një çështje, nis një tjetër te Barcelona. Këtë herë në qendër të vëmendjes është sulmuesi francez Antuan Grizman dhe momenti i vështirë që ai po kalon me katalanasit. Revista franceze “France Football” ka publikuar një shkrim ku tregon arsyet pse kampioni i botës nuk po integrohet dot me blaugranët dhe i ka atribuuar atij disa fjalë shumë të forta në drejtim të Leo Mesit dhe futbollistëve të tjerë të Barcelonës. Grizman është ankuar se nuk e lejojnë që të integrohet në skuadër dhe tregon se ata i qëndrojnë shumë larg dhe të ftohtë. Kjo gjë, sigurisht që i ndikon në performancat në fushën e lojës.

U hap luftë- 

Sipas revistës franceze, Grizman ka vendosur që të tregohet i qetë dhe pozitiv në publik duke mos u bërë çështje, por i ka thënë agjentit të tij se do të luftojë te Barcelona dhe askush nuk do ta ndalojë që të jetojë ëndrrën me këtë fanellë. Ai u ka hapur luftë të gjithëve.

“Me mua nuk kanë shanse. Unë nuk kam ndërmend që ta braktis Barcelonën. Janë xhelozë për mua sepse kam fituar Botërorin në vitin 2018”, shkruan “France Football” duke atribuuar Antuan Grizmanin. Më tej, raportohet se sulmuesi francez dëshiron që të punojë dhe të jetë në formë për kampionatin Europian 2020, pa u dëshpëruar dhe pa e marrë shumë seriozisht faktin që lojtarët e tjerë janë xhelozë për të. Ky raportim tregon se Grizman, i transferuar verën e kaluar për 135 milionë euro, po kalon një situatë delikate në muajt e parë te Barcelona, pak a shumë të njëjtën që kanë kaluar lojtarët e tjerë si Ibrahimoviç, Aleksis Sançez, Tieri Henri dhe Samuel Eto.

Ky artikull i francezëve lë të kuptohet se Lionel Mesi është ai që nuk i mirëpret sulmuesit e tjerë dhe nëse nuk gjen kiminë me dikë, atëherë ky i fundit me siguri duhet të largohet nga Barcelona. Kjo është një nga arsyet pse po qarkullojnë edhe lajmet se Leo mund të largohet nga katalanasit. Në fakt nuk është vetëm Grizman që ka pasur vështirësi, por edhe bashkëshortja e tij Erika. Ajo u ka treguar miqve që e ka shumë të vështirë të shoqërohet me bashkëshortet e tjera të futbollistëve të Barcelonës sepse nuk i tregojnë afrimitet. Ky raport i ftohtë vjen për faktin se Grizman e refuzoi Barcelonën një sezon më parë, por vendosi që një vit më vonë t’i bashkohej Leo Mesit me shokë. Ky i fundit nuk ia ka falur ende atë refuzim…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...