Dhënia me PPP e rrugës Orikum-Dukat, ish deputeti i PD zbulon shifrën e “frikshme”, sa do ishte diferenca nëse Rama…

E mërkurë, 12 February 2020 10:32

Ish deputeti i PD Agron Shehaj në një analizë faktesh dhe të dhënash për rehabilitimin e rrugës Orikum-Dukat, thotë se nëse tenderi për të do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga qeveria, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

“EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombetare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane. Pjesë e projekti është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë”, shkruan Shehaj në Facebook.

REAGIMI I PLOTE

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.

EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombetare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane. Pjesë e projekti është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë.

Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro.
Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë. Këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar.

Nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër.

Ndëshkimi i të korruptuarve është i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë.

Modifikuar më E mërkurë, 12 February 2020 11:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...