Dimër për Kurtin e Kosovës, pranverë për Aleksandrin e Serbisë!

E mërkurë, 12 February 2020 11:25

Albin Kurti, vizitën e parë si kryeministër jo më kot zgjodhi ta zhvillonte në Tiranë. Në fakt ceremonia që iu rezervua ishte e denjë si për çdo kryeministër tjetër, por vetëm nga ana protokollare dhe formale.

Ajo që ra në sy që në parakalimin përpara Gardës së Republikës në tapetin e kuq dhe gjatë ekzekutimit të dy himneve ishte qëndrimi i ftohtë i kryeministrit Edi Rama, i cili madje shfaqej edhe nervoz. Kurti nga ana e tij u shfaq dinjitoz dhe protokollar, as i ftohtë dhe as i ngrohtë dhe kjo dihet që ka të bëjë me sulmet e mëhershme që Rama ka bërë kundër tij, sa herë që i është dashur që të mbrojë projektin që ka me Vuçiç.

Por përtej kësaj, duket se pikërisht ato gjëra që Rama i ka thënë dhe kërkuar në takimin kokë më kokë, e detyruan edhe Kurtin të vishte kostumin e akullt.

Arsyeja e dukshme e kësaj ngrice që i rrethonte të dy, u kuptua më në fund në daljen përpara gazetarëve. Albin Kurti si kryeministër i Kosovës e deklaroi pa asnjë lëkundje, se ka prioritet bashkëpunimin e dy shteteve shqiptare dhe të gjithë bashkëkombësve kudo që ndodhen. Kurse Edi Rama u shfaq sërish i vendosur në krahun tjetër të barrikadës; prioritet “shengeni ballkanik”, i cili jo vetëm është një ide ekskluzive serbe, por edhe pritet të firmoset në Beograd.

 

Minishengeni Ballkanik jo vetëm është kundërshtuar fort nga opinioni publik në Kosovë, por në unison edhe nga e gjithë politika e Kosovës si asnjëherë më parë. Marrëveshja që përfshin Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi (ende skeptik), parashikon lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes vendeve. Kosova është deklaruar jashtë kësaj marrëveshjeje, sepse ka përvojën e hidhur që Serbia nuk zbaton asnjë nga ato dhjetëra marrëveshje dypalëshe të cilat kanë brenda pikërisht të njëjtat që proklamon “mini-shengeni ballkanik” dhe të firmosura me garancinë e ndërkombëtarëve. Kurse për sa i përket vendit tonë, ende nuk është sqaruar ekzaktësisht, se çfarë fiton Shqipëria nga kjo marrëveshje. Nga na tjetër ekspertët argumentojnë, se i fituari më i madh përballë Shqipërisë, e veçanërisht Kosovës, do të ishte vetëm Serbia. Sipas tyre një marrëveshje e tillë do të ishte e udhës të bëhej nëse Serbia do e kishte njohur Kosovën më parë, apo qoftë edhe të ndalte fushatat e shtrenjta ndërkombëtare, kundër njohjes së shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit edhe në organizata si UNESKO, apo Interpol të cilat nuk kanë punë me politikën.

Edi Rama e ka quajtur 3 muaj më parë Albin Kurtin, “patriot me pizhama”, por dje kur kushtëzoi bashkëpunimin e dy shteteve shqiptare me pjesëmarrjen eksluzive të Serbisë nëpërmjet “shengenit ballkanik” doli lakuriq, brenda kubit të akullit ku kishte futur veten dhe Albin Kurtin.

Pritet që në vazhdim të mësohet më shumë se përse për Albin Kurtin e Kosovës, Edi Rama, ofron dimër kur vjen në Tiranë, kurse për Aleksandër Vuçiçin e Serbisë vetëm pranverë!

Pikërisht këtë situatë ka përshkruar edhe mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu, me punën e tij të radhës botuar në `Mapo’.

unnamed (1).png

 

 maxresdefault.jpg
Modifikuar më E mërkurë, 12 February 2020 11:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...