Basha, pas takimit me liderët shqiptarë: Pres me kënaqësi të vizitoj Luginën e Preshevës

E mërkurë, 12 February 2020 16:50

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur një takim sot me  liderë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët i ka përgëzuar për hapin e ndërmarrë së fundmi: unifikimin e partive shqiptare atje.

“Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti, kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc, - tregon Basha në Fb. -  U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritshmëritë e tyre për të nesërmen.

PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës,” përfundon shënimin e tij kreu i PD-së.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...