Senati, gjyq kundër Salvinit, liderit të së djathtës ekstreme

E Enjte, 13 February 2020 08:48

Senati në Itali ka votuar në të mirë të lejimit të prokurorëve për të gjykuar liderin e të djathtës ekstreme, Matteo Salvini, në akuzat për mbajtje të migrantëve në det.

Salvini, i cili më parë ka shërbyer si ministër i Brendshëm në Itali, akuzohet për mbajtje në mënyrë të paligjshme të migrantëve në një anije në Sicili në gusht të vitit 2019.

Rreth 116 migrantë patën mbetur në anije atëbotë për gati një javë, njofton REL.

Të mërkurën, shumica e senatorëve kanë votuar që gjyqi kundër liderit të partisë kundër-imigrimit, Liga, të vazhdojë përpara.

Salvini ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të përballet me gjyq.

Ai i ka thënë Senatit se dëshiron “t’i tregojë botës” se politikat e tij për migrimin “kanë shpëtuar jetën e mijëra personave”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar me atë që kam bërë. Dhe do ta bëjë këtë gjë sërish, sapo të kthehem në qeveri”, ka thënë më vonë ai.

Senatorët nga partia e tij janë larguar nga dhoma, për të mos marrë pjesë në procesin e votimit.

Sipas ligjit italian, ministrat kanë imunitet parlamentar për veprimet që marrin derisa janë në pushtet. Mirëpo një komitet ka votuar muajin e kaluar për t’i hequr Salvinit imunitetin, duke e lënë vendimin e fundit në duart e Senatit.

Njq tjetër votim zyrtar pritet të realizohet në orën 19:00.

Nëse merret vendim për gjyq kundër tij, Salvini mund të përballet me 15 vjet burgim

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...