Ky Kuvend duhet shpërndarë se është një “Mine e komanduar”!

E Enjte, 13 February 2020 09:41

Tritan Shehu

Mbrëmë kjo u rikonfirmua për të shumtën e herës.
Ai nuk mund të vetë shpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet.
Ai vetvm mund tv shperndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa.
Shpërndarja e tij tashmë është një Urgjencë Kombëtare, sepse ai përbën një Rrezik Kombëtar, jo thjesht për pa përgjegjëshmërine e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë.
Ai jo vetëm është anti kushtetues 122-sh, jo vetëm ka 42 “pupace”, por nën komandë është i aftë (i pa aftë) të hedhë në erë bazat kushteuese, të të drejtës, të lirive, parimet tona europiane e perendimore, interesat tona më të mëdha kombëtare.
Prandaj ai duhet shperndare sa me shpejt e kjo mund te ndodhe vetem nga nje levizje mbare popullore, e domosdoshme kjo, ndryshe…gjerat do te shkojne keq e mos me keq e ne do te perjetojme nje autokraci shume te gjate, duke u degdisur diku ne Lindje

Login to post comments