Muaj pa marrë rrogat, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Shteti të gjejë zgjidhje ose të shpallet falimenti.

E Enjte, 13 February 2020 11:19

Naftëtarët e Ballshit janë hedhur sërish në protestë, pasi prej 6 muajsh nuk marrin pagat e tyre. Teksa janë mbledhur para Prefekturës së Fierit, naftëtarët kanë kërkuar që qeveria të ndërhyje për zhbllokimin e kësaj situate, në mënyrë të tillë që ata më pas të rifillojnë punën.

Ata kanë paralajmëruar se duke nisur nga dita e hënë do të shkojnë në uzinë, për të rifilluar punën.

“Do presim deri të hënën. Nëse nuk zgjidhet çështja në fjalë dhe nëse nuk marrim rrogat, do shkojmë në vendet e punës në Uzinë. Sa mirë që shteti i kërkon detyrimet e tija. Po ne? Duhet të ndërhyjë dhe të tregohet më respekt për kategorinë tonë.”, tha një prej protestuesve, punonjëse në rafinerinë e Naftës.

Një tjetër punëtor, Sokol Dautaj paralajmëroi se do të ketë protesta çdo ditë, nëse nuk gjendjet një zgjidhje për ta.

“Greva vazhdon deri kur të gjejmë zgjidhje. Problemet tona kanë shkuar deri në ministri. Derisa detyrimet te shlyhen kemi protesta çdo ditë. I bëj apel bashkive Fier, Patos, Mallakastër që ulen dhe ata me shqetësimet tona. Do presim deri të premten dhe nga e hëna do futemi në uzine sepse nuk jemi te ndjekur nga puna. Me lekët tona do rifillojmë punën. Jemi të bashkuar të gjithë. Jemi punëtore te kualifikuar. Duam zgjidhje nga shtetit ose te shpalle falimentin dhe te ikim ose te rihapë punën. Nuk kemi faj si kemi ndaj shtetit detyrime dhe ai ka.”, tha ai.

Login to post comments