'T’i mbështesim punonjësit e Ballshit, të vjedhurit nga oligarkët deri në ‘pagën e luftës’

E Enjte, 07 May 2020 11:18

Punonjësit e rafienerisë së Ballshit, banorë të qyteteve Fier, Mallakastër, Patos, Roskove, prej muajsh kërkojnë pagat e tyre që nuk iu dhanë, sigurimet që nuk iu paguan, punën vetë që ua morën prej duarsh.

Ende sot, këta kryefamiljarë që shihni në foto protestojnë heshturazi në rrugë për më minimalin përfitim, të ashtuquajturën pagë lufte, që rezultoi se qe gënjeshtra më e freskët e ardhur nga qeveria.

 

Luan Baçi, kryetari i PD në Fier ka publikuar pamjet e revoltës së heshtur në Fier me thirrjen për t’i mbështetur fuqimisht këta punonjës sot që të fitojnë të drejtën e grabitur

"Hajdutët në pushtet nuk ndalen, ata vazhdojnë të vjedhin dhe grabisin, - shkruan Baçi. - Kanë muaj të tërë tashmë, punonjësit e uzinës së Ballshit, qytetarë të Fierit e Mallakastrës, Patosit dhe Rroskovecit, që janë në protesta të vazhdueshme, të përditshme për pagat e prapambetura, për sigurimet shoqërore, për ndalimin e punës në uzinë, për vjedhjet që oligarkët i bëjnë pasurisë së shqiptarëve.

Vazhdojnë t’i gënjejnë, t’i mashtrojnë, t’iu premtojnë dhe t’i ngopin me lugë bosh.

Me shume pompozitet, para disa ditësh tellallë të qeverisë, pseudopërfaqësues të parlamentit iu dhanë "sihariqin" e "pagës së luftës", gënjeshtrës së radhës.

Këta punonjës kanë nevojë për punë, kanë nevojë për drejtësi, kanë nevojë për vazhdimësi dhe jo për lëmoshë dhe fjalë boshe.

Protesta e tyre e ligjshme dhe shumë e gjatë tashmë në kohë, nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre, qeveritarët e pabesë vazhdojnë t’i gënjejnë.

Duhet t’i mbështesim të gjithë, të bëhemi sa më shumë, të reagojmë bashkarisht, ashtu si vepruan punonjësit e Albpetrol sh.a.; dhe ata provizorisht fituan, fort në mënyrë të përditshme, vetëm kështu do të arrihen të drejtat e mohuara dhe padrejtësitë e hajdutëve profesionistë," përfundon Luan Baçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...