Meta me Komisionin e Venecias: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, po ia kemi 'çmontuar' mekanizmat

E Enjte, 13 February 2020 12:32

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas konfliktit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë takimit Presidenti Meta është shprehur se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 12:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...