Konstatimi skandaloz: Në zyrat e shtetit kompjuteri përdoret për FB dhe filma

E Enjte, 13 February 2020 12:41

Në kohën e sotme, administrata publike nuk mund të imagjinohet dot pa kompjuterin dhe internetin. Përdorimi i këtij të fundit është ‘ajri’ i punës rutinë në zyrat e shtetit, ndaj edhe investimet në këtë fushë kanë qenë të mëdha vit pas viti.

Nga ana tjetër ofrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët  është zgjeruar së tepërmi vitet e fundit, ndërkohë që  qeveria ka ngritur një rrjet të posaçëm për shpërndarjen e internetit nëpër të gjithë  institucione.

Por një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se për vitin 2019, abuzimi nga ana e zyrtarëve të administratës në arsyen se përse e përdorin kompjuterin dhe internetin është skandaloz.

Trafiku i internetit në rrjetin e gati të gjitha  ministrave përdoret për azhornimin e detyrueshëm të sistemeve operative ‘Microsoft’ në 85, 53%. Kurse pjesa që tjetër që duhet t’i shërbente administratës për zhvillimin e aktivitetit, në fakt përdoret për rrjetet sociale (më së shumti Facebook), filma, muzikë, radio, shkarkime dhe lojëra argëtuese.

Një e dhënë shqetësuese kjo, që tregon efektivitetin e punës së administratës publike.

Gjithashtu auditimi i KLSH ka nxjerrë të dhëna alarmante edhe mbi sigurinë e sistemeve informatike të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Bujqësisë dhe ministrisë së Kulturës.

Ky `investigim` ngre edhe alarmin se  në disa raste, faqet zyrtare të internetit janë krejtësisht të pasigurta dhe mungojnë certifikatat e sigurisë në rrjet.

Modifikuar më E Enjte, 13 February 2020 12:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...